Përplasja me trajnerin, Berhami largohet nga Zvicra

62

TIRANË, 7 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Valon Berhami duket se ka marrë një vendim final për të ardhmen e tij te kombëtarja helvete. Sipas asaj që mësohet, Berhami, shqiptari i natyralizuar si Zviceran ka vendosur të heq dorë përfundimisht nga përfaqësuesja dhe shkak për këtë është bërë një konflikt me teknikun e Zvicrës, Vladimir Petkoviç.

Madje Berhami ka akuzuar rëndë teknikun. “Përjashtimi im ishte një vendim politik i marrë nga persona që nuk ia kanë idenë futbollit dhe nuk kanë luajtur asnjëherë në jetën e tyre. Mendoja se telefonata e trajnerit do të ishte kortezie dhe jo për të më treguar derën.”, tha Berhami.

Kjo krisje e madhe ka kapur të papërgatitur edhe drejtuesit e Federatës së Zvicërane të Futbollit, që tashmë duhet të tregojnë autoritetin e tyre që skuadra të mos shkojë drejt shpërbërjes. Petkoviç është “shfajësuar” në media duke u shprehur se vendimi i tij ka lidhje vetëm me aspektin sportiv./a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.