“Muzgu”/ Kapen dy persona, shpërndanin heroinë

TIRANË, 7 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Policia  e Elbasanit ka realizuar operacionin policor “Muzgu” ku janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se shpërndanin droga të forta, të llojit Heroinë, ndërsa po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve.

Në kuadër të këtij operacioni u  arrestuan në  flagrancë shtetasit: Arjan Cani, 49 vjeç , banues në  Berat.  Arshim Pilinçi, 27 vjeç , banues në fshatin Podgorie, Korçë.  Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku shtetasi Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën .

Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë shtetasit Arjan Cani, iu gjet dhe u sekustrua ne cilësinë e provës materiale: 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe   dy automjete  në pronësi të shtetasve të arrestuar. Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në  qytetin e  Elbasanit. Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”  e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2,  i Kodit Penal. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.