LONDËR – Pas Brexit Britania e Madhe më pak e sigurtë

LONDËR, 7 gusht /ATSH-ANSA/ –  Shtohen  zërat mes krerëve të  policisë britanike për  shqetësimet në lidhje me rreziqet e një Brexit-i hipotetik ‘pa marrëveshje’, një divorci pa marrëveshje me BE-në, sipas të përditshmes “The Times”.

Kjo u zbulua nga e përditshmja “The Times” që citonte një letër dërguar ministrit të Brendshëm për çështjen Sajid Javid, nga grupi i punës në Shoqatën Brexit të policisë, një organizëm që përfshin krerët e forcave të policisë në Angli dhe Uells.

Letra përmend frikën për një humbje të rëndësishme të kapacitetit operacional në rast të ftohjes së marrëdhënieve me Brukselin që do të rezultonte në fund si qasje në bazën e të dhënave të Sistemit Informativ mbi proceset gjyqësore europiane dhe bashkëpunimit hetimor me forcat e policisë dhe organet hetuese të 27 vendeve të Bashkimit Europian./os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.