Kultivimi i bimëve medicinale, mundësi për pushtimin e tregjeve botërore

TIRANË, 7 Gusht/ATSH/ Kultivimi dhe tregtimi i bimëve medicinale janë një mundësi për zhvillimin e ekonomive rurale, si produkte që orientohen lehtësisht drejt eksportit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi sjell një histori suksesi, ndërsa nxit kultivimin e bimëve medicinale.

Ai sjell shembullin e Gjovalinit nga Malësia e Madhe, i cili as që e mendonte se do të pushtonte tregun amerikan kur e nisi punën si kultivues bimësh medicinale.

Pas 4 vitesh ai kultivon 80 ha dhe ka të punësuar 30 familje. Prodhimi i tij shkon i gjithi në Amerikë dhe dëshira për t’u rritur qëndron akoma si ditën e parë.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.