Fëmijët e Lezhës, argëtim dhe edukim gjatë pushimeve verore

TIRANË, 7 gusht/ATSH/-Në këto ditë të nxehta vere, bashkia Lezhë ka menduar disa mënyra argëtimi për fëmijët, përmes aktiviteteve edukuese dhe sportive.

Kështu, në qendrën sociale multi-funksionale të bashkisë Lezhë, rreth 60 fëmijë në ditë po bëhen pjesë e aktiviteteve edukuese dhe sportive për fëmijët.

Kampet verore dhe aktivitetet argëtuese po realizohen nga punonjësit e Shërbimit Social të Bashkisë Lezhë . Përmes tyre, fëmijët kanë mundësi të argëtohen dhe socializohen me njëri-tjetrin. /a.g/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.