Bashkia Pukë nis punën për hapjen e rrugës në Buzhalë dhe Ukth

TIRANË,7 gusht/ATSH- I. Vata/ – Bashkia Pukë ka nisur investimin në njësinë administrative Qelëz, duke bërë të mundur hapjen e rrugës në fshatin Buzhalë, që u shërben banorëve në këtë zonë të thellë.

Pas hapjes së rrugës së varrezave të Buzhales, ka vijuar pastrimi i rrugës që lidhë fshatrat duke e rikthyer  në funksionale ish rrugët që ka çdo banesë e fshatit të thellë.

Po ashtu, bashkë me rikthimin në funksion të rrugës së Buzhales, po punohet dhe  për pastrimin e rrugës në fshatit Ukth.

Hapja e rrugëve në Buzhalë po bëhet në kuadër të aksionit të shpallur nga kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, “asnjë fshat pa rrugë, urë dhe Mulli bloje”./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.