ATHINË – Arrestohen nëntë persona pas akuzave për trafikim të bebeve të sapolindura

ATHINË,  7 gusht /ATSH-ANSA/ – Policia greke arrestoi nëntë persona të akuzuar për shitjen dhe trafikimin e bebeve të sapolindura tek çiftet pa fëmijë, deklaroi policia greke thuhet në një komunikatë për shtyp nga policia greke.

Në një komunikatë të policisë shpjegohet se si dy oficerët zbuluan rrjetin duke u shfaqur si persona të interesuar për të blerë një fëmijë.

Të dy oficerët u dërguan në një apartament në zonën e Athinës, ku policia shpjegoi se banda kishte rënë dakord të shiste një foshnje katërditore për 18 000 euro, ku nëna e fëmijës ishte pjesë e një grupi prej katër grash bullgare të arrestuara në këtë operacion.

Sipas hetuesve, grupi kishte funksionuar për të paktën tetë muaj. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.