Xhaçka: Pjesë e Forcave Speciale bëhen më të mirët

TIRANË,6 gusht/ATSH- I. Vata/ – Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka përshëndetur sot 13 fituesit e kursit gjashtëmujorë të Forcave Speciale.

Për t’u bërë pjesë e Forcave Speciale nuk është një garë e lehtë, pasi duhet të kalosh kursin intensiv të stërvitjes që zgjat 6- muaj si dhe konkurrencën, ku në 50 veta që kërkojnë ta kalojnë këtë kurs, zgjidhen vetëm 13 prej tyre.

Rreth këtij kursi u shpreh dhe ministrja Xhaçka e cila shkruan, “kursin sfilitës 6-mujor e nisën 50 efektivë, por vetëm 13 e përfunduan. Respekte gjithë pjesëmarrësve!Urime atyre që e përfunduan!”, shkruan Xhacka.

Po ashtu ministrja Xhacka ka postuar dhe një video ku shihet demonstrimi i Forcave Speciale./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.