UKT finalizon investimin e ujësjellësit në rrugën “Fiqiri Shehi”

TIRANË,6 gusht/ATSH- I. Vata/ – Bashkia e Tiranës dhe UKT, kanë rritur investimet për shtimin e kapaciteteve të furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve në kryeqytet.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka finalizuar me sukses investimin e ujësjellësit në rrugën “Fiqiri Shehi”, që do të risë kapacitetin me furnizim me ujë të pijshëm të banorëve duke ofruar edhe cilësinë.

Në faqen zyrtare Ujësjellës Kanalizime Tiranë, thuhet se “ është finalizuar investimi i ujësjellësit në rrugën “Fiqiri Shehi” për të rritur kapacitetet e transmetimit të furnizimit me ujë të pijshëm. Tashmë, qytetarët e kësaj zone përfitojnë një shërbim cilësor të ujit duke sjellë kështu uljen e humbjeve të furnizimit”.

Për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm, UKT ka ndërmarrë një sërë investimesh me qëllim përmirësimin e rrjetit dhe furnizimin me ujë 24 orë të banorëve të kryeqytetit./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.