TOKIO – 73 vite më pas, Japonia përkujton bombardimin atomik të Hiroshimës

TOKIO, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Një këmbanë dëgjohet në Hiroshimë, 73 vjet pas bombardimit të parë atomik në botë. Ceremonia përkujtomore do të shënohet nga një paralajmërim në formë reflektimi të kryebashkiakut në lidhje me zgjimin e nacionalizmit në botë.

Qielli ishte i pastër si në 6 gushtin e vitit 1945, në 08:15 sipas orës lokale, avion bombardues B-29 amerikan i quajtur “Enola Gay” lëshoi mbi qytet bombën atomike ‘’Little Boy’’, duke shkaktuar në po të njëjtën ditë dhe në javët në vazhdim vdekjen e 140 000 personave.

‘’Nëse njerëzimi harron historinë apo resht së përballuri për të, ne mund të kryejmë ende një gabim të tmerrshëm. Pikërisht për këtë arsye duhet të vijojmë të flasim për Hiroshimën’’, u shpreh kryetari i Bashkisë, Kazumi Matsui.

Përpjekjet për eliminimin e armëve bërthamore duhet të vijojnë.

Ai shprehu keqardhje që disa shtete shfaqen hapur nacionalistë dhe po modernizojnë arsenalet e tyre bërthamore, duke ndezur tensione që ishin shuar me përfundimin e Luftës së Ftohtë./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.