Thaçi: Jo ndarje në vija etnike, por korrigjim i kufirit dhe njohje reciproke

PRISHTINË, 6 gusht/ATSH/- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi sot se propozimi i tij për korrigjim kufijsh, nuk ka të bëjë me ndarje, por me korrigjimin e tyre.

“Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në vija etnike, por po në korrigjimin e kufirit dhe njohje reciproke”, thekson Thaçi.

Për çështjen e kufijve është shprehur sot edhe kryetari i Kuvendit, njëkohësisht kryetar i PDK-së, Kadri Veseli. Në një një shkrim autorial Veseli thekson se “Kosova nuk ka asgjë për të dhënë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe integriteti territorial i saj është i pacënueshëm. Kosova do të hyjë në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë”, nënvizon Veseli./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.