SHBA- Pompeo : Do të zbatojmë sanksionet kundër Iranit

UASHINGTON, 8 gusht /ATSH-DPA/ – SHBA-ja do të zbatojë plotësisht sanksionet kundër Iranit që pritet të rikthehen, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo premtoi se SHBA-ja do të respektonte sanksionet e reja kundër Iranit, miratuar pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja për programin bërthamor iranian.

Paketa e parë e sanksioneve amerikane kundër Iranit do të hyjnë ne fuqi nesër në orën 04:01 GMT. Kjo paketë do të përfshijë bllokimet e transaksioneve financiare dhe importin e lëndëve të para, si dhe sanksione për blerjet në sektorin e automjeteve dhe aviacionit tregtar.

“Kjo është pjesë e rëndësishme e përpjekjeve tona për të ndaluar aktivitetet armiqësore të Iranit”, shtoi ai.

Sanksionet pasuan tërheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump në muajin maj 2016, nga marrëveshja e vitit 2015 me Iranin, mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, përsa i përket programit bërthamor iranian.

Që prej kësaj kohe Irani është përballur me protesta të brendshme ndërsa ekonomia e tij ka filluar të përkeqësohet para datës së fillimit të sanksioneve financiare.

Pompeu përfundoi turneun e tij Azisë Jug-Lindore gjatë fundjavës me një takim me ministrat e jashtëm në Singapor.

Presidenti iranian Hassan Rowhani paralajmëroi muajin e kaluar se një konflikt me Iranin do të ishte “nëna e të gjitha luftrave”.    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.