Ritme të larta pune në rrugën turistike Shkodër-Velipojë

127

Ritme të larta pune në rrugën turistike Shkodër-Velipojë

Rikonstruksioni i rrugës turistike Shkodër – Velipojë, po përparon me ritme të shpejta në të gjithë gjatësinë e saj prej 18.3 km. Rruga financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si pjesë e Projektit për Rehabilitimin Segmenteve Rrugore Prioritare me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 6 Gusht 2018

TIRANË, 6 gusht/ATSH/- Këto ditë të nxehta vere, pushuesit që kanë zgjedhur plazhin e Velipojës për të kaluar pushimet, nuk kanë asnjë vështirësi për të udhëtuar drejt bregdetit të veriut.

Rikonstruksioni i rrugës turistike Shkodër – Velipojë, po përparon me ritme të shpejta në të gjithë gjatësinë e saj prej 18.3 km.

Rruga financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si pjesë e Projektit për Rehabilitimin e Segmenteve Rrugore Prioritare me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit.

Çdo vit janë rreth 100 mijë turistë që udhëtojnë drejt Velipojës. Përveç turistëve, rruga u vjen në ndihmë afro 15 mijë banorëve të Dajçit, Bërdicës dhe Velipojës, të cilët kanë mundësi të nxjerrin produktet e tyre në treg më shpejt dhe me kosto më të ulët./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.