Rehabilitohet sistemi i vaditjes pranë Vjosës, nxitje prodhimit bujqësor

Rehabilitohet sistemi i vaditjes pranë Vjosës, nxitje prodhimit bujqësor

Rehabilitohet sistemi i vaditjes pranë Vjosës, nxitje prodhimit bujqësorhttps://ata.gov.al/2018/08/06/rehabilitohet-sistemi-i-vaditjes-prane-vjoses-nxitje-prodhimit-bujqesor/Sipas Kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi “rehabilitimi i sistemit të kullimit dhe vaditjes është një sfidë që bashkia e ka nisur dy vite më parë dhe vazhdon me të njëjtin angazhim edhe sot”. Rehabilitimi i kanaleve kulluese do të tjetërsojë tërësisht kullimin e tokave përreth dhe do të sigurojë një prodhim më të frytshëm e cilësor bujqësor.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 6 Gusht 2018

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Rehabilitimi i sistemit të kullimit dhe vaditjes në zonat pranë lumit Vjosë është projekti i radhës ku është fokusuar Bashkia e Fierit, për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, por edhe për të parandaluar përmbytjet.

Sipas Kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi “rehabilitimi i sistemit të kullimit dhe vaditjes është një sfidë që bashkia e ka nisur dy vite më parë dhe vazhdon me të njëjtin angazhim edhe sot”.

Rehabilitimi i kanaleve kulluese do të tjetërsojë tërësisht kullimin e tokave përreth dhe do të sigurojë një prodhim më të frytshëm e cilësor bujqësor.

Në vetëm dy vite (2016-2018) që bashkia Fier ka marrë në juridiksionin e vet gjithë sistemin e kullimit dhe vaditjes, sot vjen me një rekord ndërhyrjesh.

Në total gjatë kësaj periudhe janë rehabilituar 338 044 ml kanale kulluese, duke bonifikuar rreth 25 578 ha tokë bujqësore.

Kjo ka lehtësuar situatën e përmbytjeve, por edhe ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore, po të kemi parasysh se me ndarjen e re territoriale rreth 50% e gjithë territorit të bashkisë Fier është zonë rurale, pothuajse tërësisht bujqësore dhe me tokë shumë pjellore. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.