Pogba në shitje?! Barcelona e Juventus në sulm për mesfushorin

TIRANË, 6 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-Paul Pogba i sapo shpallur kampion bote me Francën pritet të jetë një nga elementët më të debatuar të javës së fundit së fushatës së transferimit të futbollistëve.

Sipas “Mundo Deportivo”, agjenti i Pogba, Mino Raiola ka qenë për disa orë në Angli, në Manchester, ku është gati t’i prezantojë një superofertë Manchester United nga Barcelona për Paul Pogba. Francezi dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq” dhe se ka një marrëdhënie jo shumë të mirë me José Mourinhon, ashtu sikurse nuk është e panjohur as dëshira e trajnerit Valverde për ta marrë atë në “Camp Nou”, apo mundësia për t’u rikthyer te Juventusi e lojtarit.

Koha është e kufizuar, pasi merkato në Angli mbyllet me 9-të gusht. Mediat spanjolle shkruajnë se Raiola është gati t’i prezantojë një ofertë United, që përfshin Yerry Mina, i cili i intereson Mourinhos, dhe André Gomes, një talent, që vështirë se është përdorur nga katalanasit, por pothuajse gjithmonë vlerësohet diku tjetër, plus dhe një shifër që shkon deri në 112 milionë euro. Në garë është edhe Juventusi, por bardhezinjtë më parë duhet të shesin Pjaniç. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.