Lajm i keq për Sadikun, 6 muaj larg fushave

TIRANË, 6 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-Një lajm i keq vjen për Armando Sadikun. Sulmuesi shqiptarë që luan në Spanjë ka pësuar një dëmtim të dielën dhe sipas analizave të para do të duhet të rri jashtë fushave për 6 muajt.  Sulmuesi i kombëtares  është dëmtuar gjatë miqësores ndaj Heerenvenit të luajtur në fundjavë në stadiumin “Abe Lenstra”.

Sadiku në përfundim të vizitave mjekësore ka rezultuar me një dëmtim të rëndë në ligament. “Futbollisti ka pësuar këputje të legamentit dhe do duhet të operohet pasditen e të hënës. Klubi ka vendosur që operacionin t’ja besojë klinikës “Quirón” nga doktori Ernesto Fernandez”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Sadiku doli nga fusha i dëmtuar në pjesën e dytë të ndeshjes miqësore ndaj Herenven. Parashikohet një periudhë riaftësimi prej 6 muajsh”, shkruhet në njoftimin e klubit që tregoi se lojtari ka mbyllur vitin dhe do të kthehet në fushat e lojës në janar të 2019-ës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.