ITALI – UNHCR : Spanja destinacioni kryesor i emigrantëve

ROMË, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Eshtë Spanja ajo që po përballet tashmë me emergjencën e emigrantëve, theksoi Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Ndërsa në vitet e fundit ishte  Italia destinacioni kryesor i të mbërriturve nga deti, tani destinacioni kryesor është bërë Spanja me 23 500 persona që kanë mbërritur nga deti që prej fillimit të vitit, nga 18 500 në Itali dhe 16 000 në Greqia.

Sipas UNHCR-së, 13.5% e të mbërriturve të rinj në Evropë janë sirianë, gjë që tregon dëshpërimin për këta njerëz se po përjetojnë më shumë  sfidën e refugjatëve në botë.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.