Energjia – Ulet niveli i humbjeve në rrjet, rriten arkëtimet

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Treguesit e 6-mujorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tregojnë për vazhdimësinë pozitive të rimëkëmbjes së kompanisë, uljen e nivelit të humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.

Duke iu referuar këtyre statistikave, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri nënvizoi sot treguesit pozitiv të kompanisë si për rritjen e arkëtimeve ashtu edhe për uljen e nivelit të humbjeve.

Sipas OSHEE-së, niveli i humbjeve për 6-mujorin nga 45.3 % në 2013 arriti në 25.4 % në vitin 2018.

Ndërsa niveli i arkëtimeve nga 18.9 miliardë lekë në vitin 2013 arriti në 33.44 miliardë lekë në vitin 2018.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.