Durrës- Tragetet, në 7 muaj transportojnë mbi 520 mijë ton mallra

TIRANË, 6 gusht/ATSH/- Tragetet që lundrojnë nga Durrësi drejt porteve të Barit dhe Ankonës, Itali dhe anasjelltas, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti kanë transportuar 8% më shumë mallra se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se megjithëse kanë kryer të njëjtin numër lundrimesh vajtje-ardhje, 551 gjithsej, tragetet kanë transportuar 520.285 ton mallra të ngarkuar në kamionë dhe trajlerë.

Kjo është një shifër 8% më e lartë se sa ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve, afro 360 mijë gjithsej, ka pësuar 10 përqind rënie.

Tragetet janë shfrytëzuar prej mbi 45 mijë kamionë dhe trajlerë në 7 muajt e parë të këtij viti, një shifër 4% më e lartë se sa ajo e 7-mujorit janar-korrik të vitit 2017./k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.