BRUKSEL – Miratohet ndihma e fundit prej 15 miliardë eurosh për Greqinë

BRUKSEL, 6 gusht /ATSH-ANA-MPA/ – Pjesa e pestë dhe e fundit e huas për Greqinë nën programin e tretë, që kap vlerën e 15 miliardë eurove, do të jepet në ditët në vijim, njoftoi sot Mekanizmi Europian për Stabilitet (ESM).

Ky njoftim erdhi pas miratimit të disbursimit nga Bundestagu gjerman, që kompletoi procedurën e votimit në parlamentet kombëtare për të miratuar Memorandumin Shtesë të Mirëkuptimit me Greqinë.

“Memorandumi Shtesë i Mirëkuptimit me Greqinë u miratua nga Bordi i Guvernatorëve më 1 gusht 2018 menjëherë pas përfundimit të procedurave të parlamenteve kombëtare. Sot, Komisioni Europian e nënshkroi atë në emër të ESM-së. (…) Kjo i hap rrugën Bordit të Drejtorëve që të miratojnë disbursimin e pestë të huas, që pritet të ekzekutohet në ditët në vijim”, njoftoi ESM-ja.

Kjo pjesë e fundit do të përdoret kryesisht për të krijuar gjendje amortizuese parashë që të ndihmojë Greqinë në tranzicionin e saj për të filluar të huamarrjen në tregjet ndërkombëtare. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.