SHBA – Trump: Tarfiat doganore po funksionojnë më mirë nga se parashikohej

UASHINGTON, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump mbrojti sot vendimin e tij për të rritur të drejtat doganore mbi 200 miliardë dollarë importe nga Kina, duke u shprehur se këto masa po funksionojnë shumë më mirë nga sa ishte parashikuar.

“Të drejtat doganore kanë një impakt shumë pozitiv në industrinë tonë të çelikut”, theksoi ai në një mesazh të publikuar në “Twitter”.

“Uzina po hapen në të gjithë SHBA-në, punonjësit e çelikut po punojnë sërish dhe shuma kolosale po hyjnë në arkat e vendit”, vazhdoi ai.

“Të drejtat doganore do e bëjnë vendin tonë edhe më të pasur nga sa është sot”, shtoi presidenti amerikan në një tjetër mesazh në “Twitter”.

Sipas atij, “për herë të parë, Kina nuk është në pozicion më të mirë përballë SHBA-së”.

Donald Trump njoftoi këtë javë se do të rrisë nga 10% në 25% të drejtat doganore mbi 200 miliardë produkte të importuara nga Kina. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.