Bashkia e Tiranës në aksion, nis puna për pastrimin e 3 lumenjve 

93

TIRANE, 5 gusht/ATSH/- Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e tre lumenjve, Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës!

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, ku shkruan “Po pastrojmë gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës!”.

“Si milingona, punë në verë para dimrit. Po pastrojmë gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës! Është më e pastër se 3 vite më parë, por sërish duhet t’i trajtojmë me kujdes 3 lumenjtë e qytetit – Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës! Ashtu si lumenjtë #TiranaNukNdalet”-shkruan Veliaj në postimin e tij.

Masat e marra që në verë për pastrimin e shtratit të lumenjve kanë bërë që dy vitet e fundit Tirana të shpëtojë nga përmbytjet. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.