Gjuriç: Serbët e Kosovës do ta dëgjojnë këshillën e presidentit Vuçiç

PRISHTINË, 4 gusht/ATSH/ – “Është turp i madh që falë politikanëve të papërgjegjshëm dhe dezinformatave të tyre sot në Serbi flasim për sigurinë e serbëve në Kosovë”.

Kështu ka thënë sot, Marko Gjuriç, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila është thirrur në orën 8:00 të mëngjesit nga presidenti Aleksandër Vuçiç, Gjuriç tha se serbët e Kosovës do ta dëgjojnë apelin e presidentit Vuçiç dhe nuk do t’i përgjigjen asnjë provokimi.

Vuçiç dje u ka dërguar serbëve të Kosovës një letër të hapur me anë të së cilës u ka kërkuar që të rrinë të qetë dhe siç ka thënë ai “mos të bëjnë trazira”./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.