Gjermania, mbështetje për një turizëm gjithëvjetor në Pogradec

TIRANË, 4 gusht/ATSH-Maela Marini/ Deputeti i Bundestagut gjerman, Volkmar Klein, anëtar i partisë CDU vizitoi Pogradecin, ku premtoi bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencash në fushën e turizmit 4-stinorë si dhe menaxhimit e ndarjes administrative.

Deputeti gjerman zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, ku foli për punësimin e të rinjve, si dhe rolin dhe ndikimin e fondacioneve për zhvillimin ekonomik e social tek qytetarët e Pogradecit.

Edhe pse Klein e kishte vizitën e parë në Shqipëri ai zgjodhi Pogradecin si destinacion të preferuar, ndçërsa u shpreh i impresionuar me bukuritë e liqenit dhe Drilonit.

/m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.