Foto/ Lëpusha në “100 fshatrat”, mundësi për zhvillimin e turizmit dhe agrobiznesit

249

TIRANË, 4 Gusht/ATSH/ I përzgjedhur në programin “100 fshatrat”, fshati Lëpushë në Malësinë e Madhe ka potenciale të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit dhe agrobiznesit.

Një vend i mrekullueshëm dhe me potencial zhvillimi të turizmit malor, për alpinizëm e rrëshqitje mbi borë.

Fshati Lëpushë në Malësinë e Madhe e ka emrin nga e njëjta bimë barishtore me lule të verdha, të quajtura Lepushtra e që rritet me shumicë në këtë zonë.

Në këto ditë të nxehta vere, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati,  sjell pamje nga freskia e këtyre zonave bashkë me ftesën për t’i vizituar ato.

/m.m/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.