SINGAPOR – Pompeo: Çmilitarizimi i Koresë së Veriut ka ende rrugë përpara

SINGAPOR, 3 gusht /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shpreh sot në Singapor se ka ende rrugë për të bërë në lidhje me çmilitarizimin e Koresë së Veriut, ndërsa Uashingtoni po nxit Pheninin për të përmbushur premtimin.

Pompeo është përgjegjës nga pala amerikane i negociatave për zbatimin e angazhimeve të marra nga Donald Trump dhe Kim Jong Un gjatë samitit të tyre historik më 12 qershor. Lideri koreano-verior premtoi gjithashtu se do të punojë për një çmilitarizim të plotë të gadishullit korean, një premtim i paqartë, larg kërkesave të SHBA-së e cila kërkon një çarmatim të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm.

Pompeo i pranishëm në forumin e Shoqatës së kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) deklaroi se ne po konstatojmë se mbetet ende rrugë për të bërë deri në momentin e rezultatit final./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.