SHBA – Media: Një ish-punonjëse ruse e ambasadës amerikane në Moskë e dyshuar për spiunazh

UASHINGTON, 3 gusht /ATSH-AFP/ – Një shtetase ruse, punonjëse prej më shumë se 10 vitesh në ambasadën amerikane të Moskës është e dyshuar për spiunazh për llogari të vendit të saj nga autoritetet amerikane, raportuan sot disa media.

Me kombësi ruse, ajo ka punuar për ”Shërbimin Sekret” një agjenci e ngarkuar në misione për mbrojtjen dhe hetimin në territorin amerikan dhe jashtë vendit pa nxitur dyshimet deri në vitin 2016, sipas CNN, e cila citon një zyrtar të administratës.

Gjatë një kontrolli rutinë, autoritetet amerikane zbuluan se ajo kishte kontakte të vazhdueshme, të pa autorizuara me FSB-në, me shërbimet sekrete ruse.

Gruaja mund të ketë patur akses në informacione konfidenciale, raporton ”Guardian” e përditshmja britanike e cila ishte e para që bëri publik rastin.

Një zyrtar i lartë i administratës, cituar nga CNN u shpreh se ajo nuk ka patur akses në informacione tepër konfidenciale./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.