LONDËR – BA: Rreziku për mungesën e një marrëveshjeje për Brexit i lartë

LONDËR, 3 gusht /ATSH-AFP/ – Rreziku për mungesën e një marrëveshjeje për Brexit është i lartë dhe i padëshirueshëm edhe pse një skenar i tillë mbetet i pamundur, theksoi sot guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney.

“Mundësia për mungesën e një marrëveshjeje është shumë e lartë në këtë fazë që ndodhemi”, deklaroi ai për BBC Radio 4.

“Është shumë e padëshirueshme, por ende e pamundur”, sipas tij duke shtuar se sistemi financiar britanik është i përgatitur për një mundësi të tillë./

/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.