Formula 1- Ish-kampioni i botës Niki Lauda, në gjendje kritike për jetën

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ – Ish-piloti i “Ferrarit”, tre herë kampion bote në Formula 1, Niki Lauda është në gjendje të rëndë shëndetësore, në një klinikë austriake. Lajmi është bërë i ditur nga klinika vieneze “AKH”, e cila thekson se 69-vjeçari do të duhet t’i nënshtrohet një transplanti në mushkëri.

Niki Lauda është i vetmi pilot që ka arritur të shpallet kampion bote në Formula 1 si me “Ferrarin”, ashtu edhe me “McLarenin”. Së fundi ai kishte themeluar fondacionin “Niki” dhe prej vitit 2012 është drejtues ekzekutiv te skuadra e “Mercedesit”, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rinovimin me Lewis Hamilton.

Ky është një tjetër lajm që trondit botën e Formulës 1, pasi vetëm para pak ditësh u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, drejtuesi i lartë i “Ferrarit”, Sergio Marchione.

/gj.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.