Vetingu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin, Gentian Osmanin

165

TIRANË, 2 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Gentian Osmani.

ILDKPKI-ja kishte raportuar se Osmani kishte kryer deklarim të rregullt periodik dhe se nuk kishte fshehje të pasurisë. Nga ana tjetër, KPK-ja konstatoi se prokurori Osmani nuk disponon dokumente për një hua, të cilën pretendon se e ka marrë nga kushërinjtë e tij në Itali.

Gjithashtu, nga analiza financiare, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar pamundësi për të shlyer këstet e një banese të blerë nga ana e prokurorit Osmani.

Vlen të përmendet se Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara (DSIK), nëpërmjet raportit të saj, ka konfirmuar përshtatshmërinë e Gentian Osmanit për të vijuar detyrën. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.