UASHINGTON, 2 gusht /-ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump dhe zëvendëspresidenti, Mike Pence përshëndetën sot Korenë e Veriut për kthimin e trupave të ushtarëve amerikanë të vrarë në Luftën e Koresë.
“Faleminderit Kim Jong -Un për mbajtjen e fjalës suaj dhe fillimin e procesit të dërgimit të eshtrave të ushtarëve tanë “, theksoi presidenti amerikan në një postim në rrjetin social Twitter.
“Faleminderit për letrën tuaj të këndshme dhe pres me padurim të shihemi së shpejti!” shtoi Trump.
“Disa mendonin se lufta e Koresë ishte harruar, por sot, ne po provojmë se nuk i kemi harruar ata, djemtë tanë po kthehen në shtëpi”, theksoi Pence gjatë një ceremonie në bazën ushtarake Pearl Harbor-Hickam./ /os/