SHBA – Apple kalon vlerën rekord të 1 000 miliardë dollarëve!

NJU JORK, 2 gusht /ATSH-AFP/ – Gjiganti amerikane i informatikës, “Apple”, i famshëm për revolucionin që ka sjell në botën e telefonave dhe të tabletave, u bë sot kompania e parë private që kalon vlerën e 1 000 miliardë dollarëve në Bursë.

Ky nivel simbolik kalua kur aksionet e “Apple” arritën vlerën e 207,05 dollarëve secili në “Wall Street”.

“Niveli i 1 000 miliardë dollarëve është kryesisht psikologjik, duke i dhënë tregut mesazhin e rritjes dhe të rëndësisë”, thotë Howard Silverblatt, specialist për treguesin “S&P Dow Jones”.

Grupi kalifornian shfaqi sërish këtë javë performancën e tij të jashtëzakonshme duke publikuar një rritje prej 20% të xhiros së tij tregtare në tremujorin e dytë falë “iPhone 8” dhe, mbi të gjitha, “iPhone X” çmimi i të cilit në SHBA është gati 1 000 dollarë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.