Së shpejti, flotës së autoambulancave i shtohen 32 autoambulanca moderne

TIRANË, 2 gusht/ATSH/-Së shpejti, flotës së autoambulancave i shtohen 32 autoambulanca moderne, të pajisura me mjetet jetë-shpëtuese -defribilator, bombula oksigjeni, aspirator,  që do të sjellin një cilësi të re shërbimi për qytetarët.

Mbi 100 autoambulanca të Urgjencës Mjekësore janë pajisur me mjetet e reja jetë-shpëtuese, duke ngritur në një standard të ri shërbimin e urgjencës në territor. Nga ana tjetër, sipas ministrisë së Shëndetësisë,  riorganizimi i shërbimit të urgjencës ka bërë të mundur përgjigje më të shpejtë në kohë për qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, në 6 muajt e parë të vitit 2018 është rritur me 14% mbulimi i territorit me autoambulanca, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.