Përfundon aventura europiane për skuadrën e “Laçit”

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ – Pas humbjes së thellë në transfertë 3-0 nga ekipi i Moldes, skuadra e “Laçit” humbet edhe ndeshjen e kthimit në shtëpi, duke i thënë lamtumirë kompeticionit “Europa League”.

Ekipi i Laçit nuk tregoi forcën e duhur në këtë takim, duke u mposhtur në Laç me rezultatin 2-0.

Skuadra  norvegjeze e “Moldes” e drejtuar nga ish- sulmuesi i “Manchester United”, Solskjaer arriti të shënonte 2 herë në portën e kurbinasve që në pjesën e parë.

Goli i parë u shënua me anë të një 11 metërshi në minutën e 41-të, që u shkaktua nga Radas dhe që kthye në gol nga Aursens.

Edhe pse dukej se pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0, norvegjezët befasuan duke shënuar golin e dytë në minutat shtesë të kësaj pjese me anë të futbollistit Strand.

Laçi u eliminua me rezultat të përgjithshëm 5-0 nga “Molde”, por përtej zhgënjimit në raundit e dytë kualifikues të Europa League-s kjo eksperiencë e Laçit ishte mjaft pozitive, pasi mundi të eliminonte në raundit e parë Anorthosis Famagusta të Qipros./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.