PEKIN – Kina me platformë financiare për kapitalet shtetërore

PEKIN, 2 gusht /ATSH/ – Ditët e fundit, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi Opinionet Zbatuese për Nxitjen e Investimeve të Kapitaleve Shtetërore dhe Reformat e Kompanive Operative, sipas CRI-së.

Më 1 gusht, përgjegjësit e Ministrisë së Financave të Kinës u shprehën në Pekin se përmes riorganizimit të investimeve të kapitaleve shtetërore, të kompanive operative, mund të formohet platforma profesionale financiare për kapitalet shtetërore, e cila do të nxitë qarkullimin e përshtatshëm të kapitaleve shtetërore, do të përmirësojë strukturën e kapitaleve shtetërore dhe të rrisë efikasitetin e shpërndarjes dhe qarkullimit të kapitaleve, duke i shërbyer më mirë nevojave të strategjisë kombëtare.

Ndihmësi i ministrit të Financave të Kinës Xu Hongcai prezantoi se një ndër detyrat kryesore të reformës së ndërmarrjeve shtetërore synon sistemin e menaxhimit të kapitaleve shtetërore nëpërmjet autorizimit.

Në të njëjtën kohë, Xu Hongcai u shpreh se kjo platformë financiare mund të nxitë lëvizjen e përshtatshme të kapitaleve shtetërore, të përmirësojë investimet e kapitaleve shtetërore, të përcaktojë përgjegjësinë e investimeve, të forcojë mbikëqyrjen dhe të parandalojë humbjen e aseteve shtetërore.

Sipas të dhënave, në gjysmën e parë të këtij viti, ndërmarrjet shtetërore kineze siguruan të ardhura të përgjithshme prej 27.76 trilionë juanësh(afro 4 trilionë dollarë amerikane) dhe përfitimet prej 1.72 trilionë juanësh(afro 253 miliardë dollarë amerikane), një rritje përkatësisht për 10.2% dhe 21.1%. /

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.