Ky, viti i kthesës për Shqipërinë si destinacion europian

TIRANË, 2 gusht/ATSH A.ALLA /-Rreth 85% e pushuesve që kanë hyrë në Shqipëri për herë të parë, duan të rikthehen sërisht në vendin tonë.

Këto të dhëna u bënë publike nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi i cili tha se ”85 % e pushuesve që kanë hyrë në Shqipëri për herë të parë, deklarojnë dëshirën e tyre për t’u rikthyer dhe mbi 92% e këtyre pushuesve deklarojnë se do të rekomandojnë Shqipërinë si destinacion te miqtë e tyre për sezonet e ardhshme turistike”.

Klosi tha se ,”pavarësisht përmirësimeve që solli ky vit, jemi të vetëdijshëm që ka akoma shumë më tepër problematika që na shoqërojnë dhe padyshim kemi akoma më shumë nevojë që të jemi shumë me tepër vigjilentë në menaxhimin e sezonit. Kjo përgjegjësi na takon të parëve ne që jemi ulur këtu, funksionarëve të administratës publike, pushtetit vendor  por aq edhe sektorit privat”.

”Ky vit do të shënojë edhe vitin e kthesës në Shqipëri si destinacion europian turistik , ku turizmi shndërrohet në një mekanizëm ekonomik, i cili sjell në radhë të parë punësim, mirëqenie dhe të ardhura për vetë komunitetin. prandaj kërkojmë që së pari pushteti vendor të jetë në lartësinë e kërkuar”,vijoj më tej ministri Klosi.

Gjithashtu ai shtoi se ,”bizneset turistike, sipërmarrësit e turizmit do t’u kërkoja të kuptojnë që turizmi po shndërrohet në një profesion afatgjatë I cili do të duhet t’i shërbejë  me shumë ndershmëri dhe rigoroztet. E  kemi thënë që duhet të bëjmë më shumë kujdes me transparencën për shërbimet dhe çmimet , transparenca me pushuesit është alfa e suksesit të këtij biznesi. Së dyti organet tona shtetërore sic jemi edhe sot në detyrë do të jemi përgjatë këtij muaji, Të gjithë drejtuesit e lartë shtetërorë do të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e ligjshmërisë në terren. Zbatojmë vetëm ligjin, bëjmë këtë në një format miqësor me pushuesit por ajo që garanton zbatimin e ligjit është ndershmëria dhe barazia karshi të gjithëve”.

Në fund ai e mbylli takimi duke u shprehur se ,”nuk do të tolerojmë asnjë anashkalim të ligjit për emra të njohur ose jo në fushën e biznesit, nuk do të tolerojmë mos garantim dhe barazi të ligjit për çdo shtetas të Republikës së Shqipërisë. Angazhimi ynë i përbashkët duhet të jetë për këtë synim, pra shndërrimin e turizmit në një industri të qëndrueshme  që rrit ekonominë, krijon vende të reja pune dhe zbut varfërinë duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë”, përfundoi ministri Blendi Klosi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.