Foto-Veliaj: Kush do të kujdeset për Tiranën, i lë llafet dhe i futet punës

113

TIRANË, 2 gusht/ATSH/-Pavarësisht temperaturave të larta, për punonjësit e mirëmbajtjes së bashkisë së Tiranës,  asnjë ditë nuk kalon pa kujdesin  e duhur ndaj hapësirave të gjelbra të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur ditën përmes pamjeve ku vihet në vëmendje puna e punonjësve të bashkisë, ku sipas tij  me punë të vogla do të ndërtohet Tirana e madhe.

Sipas Veliaj, kush do të kujdeset për Tiranën, i lë llafet dhe i futet punës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.