250 vrojtues plazhi të licencuar nëpërmjet arsimit profesional, risia e këtij sezoni

TIRANË, 2 gusht /ATSH A.ALLA/ – Siguria në plazhe risia e këtij sezoni është shtrirja për herë të parë e rrjetit të kullave të vrojtimit.

”Kemi qenë padyshim kokulur edhe në disa raste të  jetëve të humbura në bregdetin shqiptar, por mund të themi po ashtu me bindje se ky numër është reduktuar në mos përgjysmuar dhe në krahasim me një vit më parë le të shpresojmë që shifrat do të na japin të drejtë për punën e madhe që kemi bërë. Duke ngritur nga veriu në jug, nga Velipoja në Sarandë një sistem të tërë kullash vrojtimi dhe si asnjëherë tjetër 250 vrojtues plazhi të liçencuar nëpërmjet arsimit profesional, janë sot në mbrojtje të jetës së qytetarëve”,u shpreh sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ai gjithashtu tha se “janë ngritur 25 qendra shëndetësore në zona me fluksin më të madh të cila operojnë 24 orë në 7 ditë të javës”.

“Të gjithë segmentët shtetërore përgjegjëse për mirëmenaxhimin e sezonit kanë qenë aktivë që nga kontrollet higjeno-sanitare, lufta kundër informalitetit, rendi, siguria ushqimore, të cilat si asnjëherë tjetër kanë qenë në vëmendje të të  gjitha institucioneve tona”, u shpreh ministri Klosi./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.