SOFT NEWS  – Vjedhje spektakolare e bizhuterive të familjes mbretërore suedeze

STOKHOLM, 1 gusht /ATSH-AFP/ – Dy persona kryen një vjedhje spektakolare të bizhuteritë të vjetra që i përkasin familjes mbretërore të Suedisë në një katedrale, përpara se të arratiseshin me anije, njoftuan autoritetet suedeze, të cilët janë vënë në kërkim.

Hajdutët hynë të martën në mesditë në katedralen Strängnäs, njëqind kilometra në lindje të kryeqytetit Stockholm, ku kanë marrë objekte të vjetra me vlerë, pa u shqetësuar aspak.

Gjatë mbrëmjes policia është vënë nën kërkim, por ende pa asnjë rezultat.

Zyrtarë të katedrales bënë të ditur në një komunikatë për shtyp se janë vjedhur dy kurora dhe një glob i cili ka një kryq në pjesën e sipërme) pjesë e pasurisë së trashëguar të objekteve që mbante Charles IX gjatë ceremonisë mortore, i cili sundoi në Suedi dhe në Findlandë nga viti 1604 deri në 1611, dhe i bashkëshortes së tij mbretëreshës Kristinë.

Objektet me vlerë ruheshin në përputhje me rregullat e sigurisë në fuqi, në një vitrinë të mbyllur me çelës, e pajisur me sistem alarmi.

Sipas policisë bizhuteritë kanë një vlerë të pallogaritshme./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.