Kuvendi Françeskan i Troshanit, destinacion i shkëlqyer për turizëm kulturor

Kuvendi Françeskan i Troshanit, destinacion i shkëlqyer për turizëm kulturor

Kuvendi Françeskan i Troshanit, destinacion i shkëlqyer për turizëm kulturorhttps://ata.gov.al/2018/08/01/kuvendi-franceskan-i-troshanit-destinacion-i-shkelqyer-per-turizem-kulturor/Kjo pasuri është restauruar dhe sistemuar me shumë kujdes nga Provinca Françeskane Shqiptare. Ajo zotëron ambiente të brendshme të bollshme dhe shumë të përshtatshme për krijimin e një muzeu përkujtimor në nder të të gjithë figurave të ndritura françeskane shqiptare, duke u bërë kështu edhe një mundësi e shkëlqyer për turizëm kulturor.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 1 Gusht 2018

TIRANË,1 gusht /ATSH/ – Kuvendi Françeskan i Troshanit, shpallur monument kulturore i kategorisë së I-rë, ndodhet në Troshan të Lezhës, jo larg fshatit Fishtë.

Kjo pasuri është restauruar dhe sistemuar me shumë kujdes nga Provinca Françeskane Shqiptare.

Ajo zotëron ambiente të brendshme të bollshme dhe shumë të përshtatshme për krijimin e një muzeu përkujtimor në nder të të gjithë figurave të ndritura françeskane shqiptare, duke u bërë kështu edhe një mundësi e shkëlqyer për turizëm kulturor.

Kuvendi ka nxjerrë françeskanë të shquar si: At Gjergj Fishta, Ambroz Marlaskaj, Leon Kabashi, Shtjefën Gjeçovi, Pashko Bardhi e shumë të tjerë, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë dhe kulturën shqiptare. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.