Klosi dhe Bushati me bizneset në Velipojë: Mos abuzoni me çmimet, transparencë me turistët

Klosi i Bushati me bizneset në Velipojë: Mos abuzoni me çmimet, transparencë me turistët

Klosi i Bushati me bizneset në Velipojë: Mos abuzoni me çmimet, transparencë me turistëthttps://ata.gov.al/2018/08/01/klosi-i-bushati-me-bizneset-ne-velipoje-mos-abuzoni-me-cmimet-transparence-me-turistet/Duke bërë analizën e problematikave të këtij sezoni, ministri Klosi theksoi se plazhi i Velipojës është shumë herë më i pastër se vitet e shkuara, ndërsa është bërë një punë shumë e mirë për vendosjen dhe zbatimin e sinjalistikës ujore. Ministri Klosi cilësoi arritje ngritjen e kullave të vrojtimit dhe angazhimin e 250 vrojtuesve duke minimizuar jetët e humbura në det.Drejtuesi i qarkut Shkodër, ministri Ditmir Bushati u ndal tek disa problematika që ngritën përfaqësuesit e biznesit. Ai i ftoi ata që të bëhen pjesë e këtij koalicioni të madh ndërveprimi dhe të kontribuojnë për zhvillimin e përbashkët në të mirë të gjithë komunitetit.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 1 Gusht 2018

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ – Nga takimi me përfaqësues të bizneseve turistike të Velipojës, drejtorët rajonalë dhe anëtarë të Komitetit të Turizmit, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit,  Blendi Klosi ju kërkoi bizneseve, të jenë të ndershëm me çmimet. Çelësi i suksesit të zhvillimit të turizmit, tha ministri Klosi, është balanca e çmimit me cilësinë dhe respektimi i ligjeve.

“Shteti ashtu siç ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj, do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e çmimeve, abuzimet me çmimet prandaj do t’ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në çdo restorant apo hotel, lista çmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, përsa i përket çmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është çelësi i suksesit;zbatimi i rregullave nga të gjithë” , tha ministri Klosi.

Duke bërë analizën e problematikave të këtij sezoni, ministri Klosi theksoi se plazhi i Velipojës  është shumë herë më i pastër se vitet e shkuara, ndërsa është bërë një punë shumë e mirë për vendosjen dhe zbatimin e sinjalistikës ujore.  Ministri Klosi cilësoi arritje ngritjen e kullave të vrojtimit dhe angazhimin e 250 vrojtuesve duke minimizuar jetët e humbura në det.

Klosi u riapeloi bizneseve të pranishëm në takim se është pikërisht detyrimi i tyre ligjor për vënien e rojeve të çertifikuara.

Drejtuesi i qarkut Shkodër, ministri Ditmir Bushati u ndal tek disa problematika që ngritën përfaqësuesit e biznesit. Ai i ftoi ata që të bëhen pjesë e këtij koalicioni të madh ndërveprimi dhe të  kontribuojnë për zhvillimin e përbashkët në të mirë të gjithë komunitetit. Për Ministrin Bushati roli i pushtetit lokal është i pazëvendësueshëm.

“Vitin tjetër, njerëzit në Shkodër kanë mundësi zgjedhje për të pasur ndoshta më shumë se dy zgjedhje. Nëse do vazhdojnë dhe kanë pëlqyer të njëjtin model kështu do të vazhdojë kjo punë. Tani nuk kemi pse bëjmë lojëra me njëri- tjetrin. Nëse do të zgjedhin model tjetër, do të zgjedhin model tjetër. Po mua personalisht, është hera e tretë që vij. Ministri i Turizmit ka ardhur tetë herë. Unë nuk e di sa herë ka ardhur kryetari i bashkisë, realisht nuk e di. Nuk e di se çfarë ka bërë administratori. Se nuk zgjidhet puna të çohet secili prej jush dhe të çoj mesazh te kryeministri, prefekti e ministri. Puna zgjidhet që për pastrimin çfarë po bëhet gjatë gjithë vitit, çfarë kontribuojnë bizneset, çfarë kontribuon komuniteti, çfarë ka mundësi bashkia, çfarë ka mundësi qeveria.  E dyta, aktivitetet e karakterit kulturor, të gjitha janë duke u bërë me mbështetjen ose të biznesit, ose të qeverisë qendrore. Këtu duhet gjithashtu kontributi i bashkisë”.  – deklaroi ministri Bushati.

Dy ministrat, inspektuan në Velipojë, qendrën shëndetësore të shtuar këtë sezon turistik në shërbim të pushuesve. Qendra ofron shërbime në 24 orë në 7 ditë të javës. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.