WhatsApp vjen me risi, shiheni në grup

TIRANË,31 korrik /ATSH/ – WhatsApp ka sjellë herë pas here të reja për përdoruesit e saj.

Që prej muajit maj WhatsApp njoftoi se do të vinte në funksionim thirrjet në grup audio dhe video gjatë këtij viti, dhe tashmë që prej ditës së sotme ky funksion është i përdorueshëm në iOS dhe Android.

Funksioni që bën thirrje grupi mbështet deri në katër vetë njëkohësisht, pavarësisht se ku ndodhen këta njerëz.

Kompania thotë se e reja është projektuar për të punuar edhe në kushte të vështira interneti, kështu që ju mund të bisedoni me video me shokët ose anëtarët e familjes nga një vend ku nuk ka lidhje të mirë interneti, mjafton që të jeni “online”. /a.a/j,p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.