Ushqimet verore, si mund t’i rezistoni të nxehtit

130

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ – Ditëve të nxehta të verës mund t’u rezistojmë dhe me përzgjedhjen e ushqimeve ideale të cilat na ndihmojnë për të përballuar vapën në plazh.

Sipas studimeve të ndryshme të realizuara nga dietologë në SHBA, ekziston një lloj rregulli që duhet ndjekur për t’u ushqyer dhe hidratuar në mënyrën e duhur kur bëhet plazh.
Rregulli i parë për t’u siguruar se ushqimet nuk do të prishen, është që të ruhen në një çantë frigoriferike dhe të ruhen në hije, nën një peshqir. Preferohet që të zgjidhen fruta të pasura me ujë si shalqi, pjeshkë, një sallatë me djathë të bardhë dhe perime, në mënyrë që të jeni të lehtë, por dhe të ushqyer.

Ndërkohë për një vakt të ndërmjetëm, preferohet një qebap vegjetarian, me djathë, kastravec dhe domate, i cili mund të ruhet në kuti. Këshillohen edhe frutat e thata ndërmjet, pasi janë të pasura me fibra dhe reduktojnë ndjesinë e urisë.

Sa i takon pijeve, këshillohet uji dhe lëngjet e frutave natyrale, por jo ato me gaz dhe alkoolike, pasi ndikojnë në dehidratim dhe vetëm për pak kohë e shuajnë etjen. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.