Reforma në Drejtësi, OSBE bashkëpunim me KPK

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ – Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt u takua sot me Natasha Mulaj, Kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i cili është organi i vetëm gjyqësor që shqyrton ankimet kundër vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i njohur ndryshe si Komisioni i Vetingut.

Ai i dorëzoi asaj 20 kopje të Manualit për Monitorimin e Drejtësisë Administrative, një botim i përgatitur tre vjet më parë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Prezenca e OSBE-së do të bashkëpunojë me KPA-në për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve pranë këtij institucioni.

Sistemi do të ndihmojë për rritjen e efikasitetit dhe të paanshmërisë gjatë shpërndarjes së çështjeve, duke siguruar edhe transparencën e plotë të këtyre procedurave./a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.