Policia shton patrullimet në zonat turistike

TIRANË, 31 Korrik/ATSH-A.Fortuzi/- Punonjësit e Policisë së Shtetit janë në patrullim në zonat turistike në vend. Policia e Shtetit po zbaton një plan masash për një mbarëvajtje sa më të mirë të sezonit turistik dhe për të qenë pranë pushuesve për të ruajtur rendin e sigurinë.

Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pushuesve të njoftojnë në numrin 112, që është falas për të denoncuar çdo shqetësim apo problem

Policia njofton se në kuadër të planit të masave për sezonin turistik ka shtuar numrin e punonjësve të policisë në zonat ku fluksi i pushuesve është dhe më i lartë, për të qenë në gatishmëri të plotë për të parandaluar çdo problematikë që mund të haset.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.