JAPONI – Provohet një trajtim i Parkinsonit nga qelizat staminale iPS 

TOKIO, 31 korrik /ATSH-AFP/ – Studjuesit japonezë njoftuan sot se do të kryenin provën e parë te njerit për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit nga qelizat e ashtuquajtura “iPS”.
“Një ekip studiuesish nga Universiteti i Kiotos parashikon injektimin në trurin e pacientëve pesë milionë qelizave staminale (e padiferencuar) pluripotente “iPS” (Induced Pluripotent Stem) të afta për të dhënë çdo lloj qelize”, theksoi universiteti në një komunikatë.
Këto qeliza iPS që vijnë nga donatorë të shëndetshëm do të zhvillojnë në neurone prodhuesit e dopaminës, një neurotransmetues për kontrollin e lëvizjeve.
“Sëmundja shoqërohet nga degjenerimi i këtyre neuroneve dhe rezulton nga simptomat që rëndohen në mënyrë progresive të tilla si dridhje, ngurtësim të gjymtyrëve dhe lëvizjet e zvogëluara të trupit. Kjo sëmundje prek më shumë se 10 milionë persona në botë”, sipas Parkinson’s Disease Foundation”.
“Terapitë e disponueshme aktualisht përmirësojnë simptomat pa ngadalësuar progresin e sëmundjes”, theksoi fondacioni.
Këto studime të reja kanë si objektiv të ulin pasojat. Prova klinike me shtatë pjesëmarrës të moshës nga 50 deri 69 vjeç do të fillojë të mërkurën. Universiteti do të mbikëqyrë gjendjen e pacientëve për dy vjet. 

“Kjo provë u bë pas një eksperimenti të realizuar tek majmunët me qelizat staminale me origjinë njerëzore që kanë mundësuar përmirësimin e kapacitetit të majmunëve të prekur nga një formë Parkinsoni për të kryer lëvizje”, sipas një studimi të publikuar në fund të gushtit 2017 në revistën shkencore “Nature”./ /ec/ a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.