IRLANDË – Pronari i “Ryanair” heq dorë nga bonusi për shkak të krizës së fluturimeve

DUBLIN, 31 korrik /ATSH-AFP/ – Pronari i “Ryanair”, Michael O’Leary hoqi dorë nga bonusi i tij për vitin 2018, që pritej të arrinte një milion euro, për shkak të krizës së fundit të anulimit të fluturimeve, sipas raportit vjetor të kompanisë ajrore.

Në këtë raport të botuar dje, kompania me çmim të ulët shpjegon se pavarësisht përfitimeve rekord gjatë periudhës 2017-2018 që përfundoi në mars, drejtori i përgjithshëm vendosi që të mos e marrë bonusin që i takonte.

Ky bonus mund të arrijnë deri në një një vit pagë, ose rreth një milion euro për O’Leary.

Në periudhën 2016-2017, ai kishte marrë 950 000 euro. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.