Gjyqtari Artur Malaj në sitën e Veting-ut, KPK: Deklarimi i pasurisë i saktë

317

TIRANË, 31 Korrik/ATSH-A.Fortuzi/- Anëtari i Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Gjyqtari Artur Malaj ka dalë të martën përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të Vetingut.

Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Pamela Qirko lexoi analizën e pasurisë për gjyqtarin.

Artur Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka drejtuar Gjykatën e Vlorës nga viti 2004 deri në vitin 2013. Në vitin 2013, ai u emërua nga presidenti i Republikës si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Malaj ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

KPK, referuar raportit të ILDKPKI thotë se është konstatuar se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Komisioni thotë se KPK kreu një hetim të thelluar për subjektin, duke konstatuar se subjekti ka qenë bashkëpunues. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.