Foto – 10 Vjet Festa e Lakrorit në Korçë

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Bashkia e Korçës organizoi për të dhjetin vit radhazi, festën e Lakrorit, këtij gatimi tradicional që shënon këtë trevë të vendit. Kështu, festa e Lakrorit në vitin e dhjetë u zhvilluar në fshatin Polenë.

Bëhet fjalë për një festë ku ndërthuret gatimi tradicional me vallet popullore, lojrat dhe shumë elementë të tjerë për të ruajtur dhe promovuar traditën.

Qytetarë, vizitorë dhe turistë të shumtë iu bashkuan festës në fshatin Polenë, për të shijuar lakrorin e sapopjekur në saç dhe për t’u argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.