AXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/7/2018

TIRANE, 31 korrik/ATSH/- SOÇI (Rusi) – Një tjetër takim për zgjidhjen e krizës në Siri në formatin e Astanës (Rusi, Iran, Turqi, përfaqësues të Damaskut dhe rebelëve).
LONDËR (Britani e Madhe) – Seancë dëgjimore për ekstradimin e Alexandre Djouhri, biznesmen francez i dyshuar për kalimim e parave të Muamar Kadafit në fushatën presidenciale të Nikolas Sarkozi.
PARIS (Francë) – Çështja Benalla. Seanca të reja dëgjimore para Komisionit të Ligjeve në Senat.
PARIS (Francë) – Ministri i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian do të zhvillojë një takim me homologun britanik, Jeremy Hunt.
MOSKË (Rusi) – Konferencë shtypi e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergueï Lavrov me homologun japonez Taro Kono pas bisedimeve në prani të ministrave të Mbrojtjes, Sergei Shogu dhe Itsunori Onodera.
ALEKSANDRIA (SHBA) – Nis procesi gjyqësor i Paul Manafort, ish-drejtori i fushatës së Donald Trump. Ky është procesi i parë i nxitur nga hetimi rus i prokurorit special, Robert Mueller dhe pritet të zgjasë tre javë.
UASHINGTON (SHBA) – Zyrtarë amerikanë të imigracionit do të dëgjohen nga një komision i Senatit pas dështimit të qeverisë për ribashkimin e familjeve të refugjatëve të paligjshëm./ /v.b/ a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.